1 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

19:22 | 25 Tetor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë,  informoi për situatën në 24 orët e fundit.

Janë kryer 741 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 40 qytetarë, në këto bashki: 17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Këlcyrë, Skrapar, Gramsh.

Janë 246 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një paciente 71 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,831 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme