Google ADS

Bie aksidentalisht nga ballkoni, vdes 64 vjeçarja në Kamëz

18:33 | 25 Tetor 2022
E.H

Një 64-vjeçare është gjetur e pajetë pasditen e së martës në rrugë në Babrru të Kamzës në Shqipëri.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme