Google ADS

KOMF mban konferencën nacionale “Sot flas unë!”

16:27 | 25 Tetor 2022
E.H

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, mbajti sot konferencën nacionale “Sot flas unë!”.

Në këtë konferencë patën rastin të flasin përfituesit e shërbimeve sociale, fëmijë dhe prindër, të cilët ndanë sfidat e tyre si pasojë e mungesës së shërbimeve dhe nevojës për shërbime sociale të qëndrueshme e cilësore, sidomos pas situatës së rënduar nga pandemia Covid-19.

Fëmijë dhe prindër ndanë vështirësitë në marrjen e shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët në situatë rrugë të përfshirë në punë të rënda, fëmijë viktima të përdorimit me substanca narkotike, martesat e hershme, etj, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë konferencë poashtu patën fjalë rasti Avokati i Popullit,  Naim Qelaj dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Europian, Samir Selimi.

Rekomandimi kryesor nga konferenca ishte miratimi i Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, për të siguruar shërbime të qëndrueshme dhe cilësore.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme