Google ADS

Zbulohet spiranca mbi 1,500-vjeçare në lumin Mat, i përket një anijeje të tonazhit të rëndë

14:35 | 25 Tetor 2022
A. B.

Një spirancë e një anijeje të tonazhit të rëndë është gjetur në shtratin e lumit Mat ne Skuraj të Kurbinit.

Spiranca është vënë re nga një i ri në muajin gusht teksa po lahej në lumë me miqtë e tij.

Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 m i gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë. Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.

Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket shekullit të 5-6 në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.

Kjo nuk është hera e parë që gjenden objekte të tilla pranë këtij lumi ku njëra prej tyre gjendet në muzeun historik të Lezhës. /tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme