Pep Guardiola e ka lavdëruar lojtarin e tij, Erling Haaland, i cili po shkëlqen në fanellën e Manchester Cityt në këtë fillim sezoni.
Trajneri spanjoll foli për sulmuesin norvegjez para duelit të sontëm me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.
“E dija se Haaland në lojë të hapur është i papërmbajtshëm. Por, ajo që më ka befasuar dhe mahnitur është se si lëviz mjaft mirë në hapësira të ngushta në zonën e rreptësisë. Ka shënuar shumë gola sepse lëviz mjaft mirë. Më pëlqen edhe etika e tij e punës, është prej të parëve që arrin në fushën e stërvitjeve dhe është njëri prej të fundit që shkon. Vitin e kaluar i kishte disa probleme fizike, këtë sezon edhe falë mjekëve dhe fizioterapistëve tanë, mund të luajë çdo 3-4 ditë”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp.
Sa i përket lojës me Dortmundin, spanjolli tha se kjo lojë nuk do të jetë e lehtë dhe se e respekton kundërshtarin, por siguroi që “Citizens” do ta japin maksimumin për t’i mposhtur gjermanët në një stadium me atmosferë fantastike, ku është mjaft i lumtur që do të rikthehet aty. /Ge/
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...