“Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ishte temë diskutimi ndërmjet akterëve të politikës kosovare dhe atyre të Bashkimit Evropian, në konferencën e organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF).
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që do të arrihet një marrëveshje për normalizim raportesh Kosovë-Serbi, sepse qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë. Konjufca, deklaroi se ai personalisht s’është optimist.
“Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Nëse diçka e tillë të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Sepse besoj që një njohje e Kosovës nga Serbia është e mirë për gjithë Evropën, pasi do të mbyllte disa çështje shumë të rëndësishme”.
Me përbërjen e re, në krye me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Konjufca tha se “Serbia tashmë e ka dhënë mesazhin e qartë” se “cili është drejtimi i tyre”.
“E gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë, inteligjenca, ushtria, policia, dhe politika e brendshme është e udhëhequr nga personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë. Vulin për shembull që tani udhëheqë me inteligjencën, pastaj Ivica Daçiq që është rikthyer si udhëheqës i politikës së jashtme dhe vetë Vuçiç tashmë”.
Ata, shtoi Konjufca, tashmë “kanë treguar se çfarë rruge duan të ndjekin”.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, deklaroi se megjithëse është kritike e madhe e Vuçiqit, “nuk do të ngutesha e ta krahasoja atë me Putinin”.
“Ai ka interesa të tjera, e vërtetë, me të cilat totalisht nuk pajtona, por gjithashtu është për një bashkëpunim dhe e di se zgjidhja vjen përmes dialogut”.
“Prandaj nuk do të ngutesha me atë konstatim dhe t’i bëja të dy të njëjtë”, tha ajo.
Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin “Universum”, tha se kjo konferencë mbledh politikanë të shquar të ShBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, diplomatë, deputetë dhe aktorë të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth zhvillimeve globale dhe implikimeve për BB-në.
Sipas tij, konferenca ishte vazhdimësi e përpjekjeve kolektive të Kolegjit Universum (UC), Institutit Kosovar për Kërkime Politike dhe Zhvillim (KIPRED) dhe Forumit Ballkanik (BF), që synojnë dhe lehtësojnë dialogun dhe ndërveprimin për paqen, sigurinë e proceseve të integrimit Atlantik dhe implikimet për rajonin perëndimor dhe më gjerë në Evropë.
Ish-ambasadorin e Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger, tha se kur foli për luftën në Ukrainë tha se të gjithë duhet të punojnë për të eliminuar ndikimin rus, duke shtuar se Ballkani është regjion i ekspozuar nga trazirat.
Ai ka kërkuar që BE-ja sa më parë të heq vizat për kosovarët, duke shtuar se kjo është esenciale dhe si proces është dashur që të përfundojë shumë më herët.
Kur foli për anëtarësimin në NATO, tha se problem mbetet mosnjohja nga pesë vendet anëtare, raporton EO.
“Jemi në një sitat të brishtë në gjithë Evropën. Kjo do të thotë që ne duhet të punojmë për sigurinë, duke marrë për bazë ndikimin rus në këtë pjesë në mënyrë që ta kemi në kontroll. Në këtë drejtim jam i lumtur që udhëheqësit e BE-së po bëjnë përpjekje për të ndihmuar Ukrainën. Unë besoj që ky vendim është vendim i mirë për BE-në. Regjioni jua, është regjion historikisht i cili është i ekspozuar nga trazirat. Të gjithë kolegët e mijë e dinë që kjo nuk është vetëm e thënë”.
“Për të garantuar siguri për të gjithë, duhet që BE-ja të hap dyer që të fus nën ombrellën e saj vende e tjera. Prandaj është esenciale që sa më shpejt të merret vendim sa i përket heqjes së vizave për juve. Jam shumë i palumtur që po flas për këtë, ngase ky proces do të duhet të ndodh shumë vjet më parë, nuk është dashur të lihet Kosova e vetme në rajon, me regjim vizash. Ju e keni problemi e mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së, katër nga këto vende janë edhe pjesë e NATO-s dhe mendoj se është e rëndësishme të jeni pjesë e forcës”.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...