Google ADS

Presidenti i Shqipërisë pritet të shpallë datën e zgjedhjeve brenda 27 tetorit

11:54 | 24 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj pritet të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore brenda të enjtes së 27 tetorit.

Kodi zgjedhor parashikon se Presidenti e dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga mbarimi i mandatit, çka përkon me fundin e muajit tetor. Përfundimi i mandatit të kryebashkiakëve në detyrë është 27 korriku, datë kur KQZ, 4 vite me parë, shpalli zyrtarisht rezultatin e vendoreve të 2019.

Kreu i shtetit duhet të dekretojë një datë mes 15 prillit dhe 15 majit. Ndërkohë në tryezën e Presidentit Begaj nga partitë politike është hedhur si propozim data 14 maj./en/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme