“Heart attack” i Loredana Zefit dhe Rigels Rajkut i njohur gjerësisht si Noizy, u kthye në një sensacion verën që lamë pas.
Padyshim konsiderohet një hit, pasi pas 4 muajsh kënga numëron afro 40 milionë klikime në platformën “Youtube”.
Mirëpo së fundmi iconstyle.al ka vënë re se bashkëpunimi i reperave të njohur shqiptar është kopjuar nga një youtube-r serb.
Ky i fundit emri i të cilit është Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës.
Bogdan së fundmi ka lançuar një “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic.
Kënga titullohet “MPQRS”, vija muzikore e të cilës është e njejta me atë të “Heart attack” të Loredanës dhe Noizy-t.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...