Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit mund të ketë një votim të radhës në Këshillin Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ajo, në një konferencë për media në Kosovë, ka deklaruar se kufizimet për lëvizjen e kosovarëve duhet të largohen sa më parë, sipas saj, janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat e BE-së.
“Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi i vizave. E kam parë se kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten e kaluar, ende nuk është marrë një vendim i qartë do të ketë edhe një votim tjetër, ka mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Në prapaskenë po punojmë shumë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës, e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodh”, ka thënë Cramon./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë