Nis maratona në Tiranë, marrin pjesë rreth 2500 vrapues

11:33 | 23 Tetor 2022
A Z

Në Tiranë ka nisur maratona, organizimi më i madh sportiv në qytet, që këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të.

Në këtë garë marrin pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota dhe ajo është është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon” për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi të kufizuara.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me policinë, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme