Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës ku ka parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë.
Aliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se janë të përkushtuar në angazhimin e tyre për një jetesë më të mirë pë të gjithë qytetarët pa dallim.
“Sot gjatë ditës ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimevetë rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë”, ka shkruar Aliu.
“Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak. Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, përfundon Aliu./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?