Google ADS

Real Madridi konfirmon dëmtimin e Karim Benzemas

14:28 | 22 Tetor 2022
K.B

Real Madridi ka njoftuar në faqen zyrtare se sulmuesi francez Karim Benzema ka probleme me lodhjen e muskujve.

Problemi u zbulua nga stafi mjekësor i klubit dhe ende nuk është dhënë një vlerësim i mëtejshëm ku nuk dihet nëse Benzema do të mungojë në fushë ndaj Sevillas sonte.

Së fundmi Benzema e fitoi ‘Topin e Artë’,kjo erdhi pas paraqitjeve fantastike në sezonet e fundit, në të cilat fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, duket se agjenda e ngjeshur e ndeshjeve ka ndikuar në shëndetin e Benzemas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme