Qentë endacak janë bërë ankthi i qytetarëve të Prishtinës.
58 qytetarë janë sulmuar në Prishtinë nga qentë endacak, nga janari e deri tash.
52 qytetarë janë detyruar të marrin trajtim nga lëndimet trupore që kanë marrë nga kafshimi i qenve.
Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
Prania e madhe e qenve endacak në kryeqytet ka bërë që qytetarët të ndihen të rrezikuar.
Vlora Gashi, banore nga Prishtina thotë se në orën 7:00 i duhet të fillojë punën.
Ajo pothuajse çdo ditë has në grupe të qenve dhe ndihet e rrezikuar.
”Tash edhe po afrohemi në stinën e dimrit, qentë veç se bëhen edhe më të rrezikshëm. Komuna e Prishtinës deri tash nuk ka bërë asgjë, ne po jemi shumë të rrezikuar prej tyre”, thotë e shqetësuar kjo qytetare.
Por, më keq se kjo e pësoi të mërkurën e 19 shtatorit një fëmijë, i cili u sulmua në oborrin e kopshtit, duke pësuar lëndime trupore.
Sidoqoftë, në komunën e Prishtinës janë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Në një përgjigje për Arbresh.info, thuhet se Komuna në bazë të procedurave, ligjit dhe udhëzimeve administrative është duke u marrë në vazhdimësi me rastin e trajtimit të qenve endacak, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga këto kafshë.
Komuna e Prishtinës: Për trajtimin e qenve endacak janë planifikuar 350 mijë euro
Zyrtarë të kësaj komune thonë se në pesë mujorin e parë të këtij viti kishin lidhur kontratë emergjente dhe kishin trajtuar rreth 700 qenë endacak.
Nga janari deri në fund të majit të këtij viti kur kemi lidhë kontrate emergjente, kemi trajtuar 710 qenë endacak. Mandej kemi përgatitur projektin për trajtimin e tyre në 7 loto për të mbuluar tërë territorin e komunës. Për 4 loto janë përzgjedhur 4 operator te cilët janë aktiv çdo ditë në territorin për loton përkatëse, ku secili prej tyre ka arritur të trajtoj mbi 200 qenë endacak që dmth se deri më tani këtë vit janë trajtuar rreth 1500 qenë endacak”, thuhet në përgjigjen e komunës së Prishtinës.
Më tej shtohet se janë në procedurë edhe për dy operator për të rritur kapacitetin e trajtimit të këtij problemi.
“Për trajtimin e qenve endacak janë planifikuar 350,000€, d.m.th. për secilën loto nga 50,00€ për trajtimin nga 650 qenë endacak. Për ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e qenve endacak është nënshkruar kontrata në vlerë prej 239,425€, e cila ka filluar të ndërtohet”, thuhet në përgjigjet e zyrës për media të Komunës së Prishtinës.
Komuna thotë se aktualisht janë në fazën e ndërtimit të themeleve të kësaj strehimore.
“Sipas planit dinamik planifikohet që punët ndërtimore të përfundojnë gjatë këtij viti. 34,000€ janë ndarë për kontratën, Furnizimi me mikroçipa, projekt i cili është në realizim në bashkëpunim me AUV-in. Rreth 80,000€ për furnizim me ushqim për 23 pika ushqyese”, vazhdon sqarimi i komunës.
Komuna ka ndërmarrë veprime që prej vitit 2023 ka planifikuar të fillojë projektin për Strehimoren e Planifikuar në Slivovë. Deri në funksionalizimin e këtij projekti nuk mund të mblidhen qentë të dërgohen në Strehimore. Po ashtu është në hartim udhëzimi administrative në nivel qendror ku do të specifikohet mënyra e trajtimit dhe strehimit të qenve endacak./arbresh.info/Vjollca Gajraku/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...