Google ADS

Arrestohen katër të huaj, po qëndronin ilegalisht në një banesë në Prishtinë

09:44 | 22 Tetor 2022
K.B

Katër persona nga Maroku e Tunizia janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë dhe po qëndronin në një banesë në Prishtinë.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se katër persona të huaj dy femra dhe dy meshkuj nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë dhe dyshohet se ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme