Google ADS

“Besëpremja” e Krasniqit pati premierën sonte në Mitrovicë

23:52 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Drama e shkrimtarit dhe profesorit universitar, Milazim Krasniqi, e quajtur “Besëpremja”, sonte pati premierën e saj në teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë.

Kjo dramë e Krasniqit, pati regjisor Fatmir Hysenin, dhe aktorë të spikatur si: Irena Aliu, Eshref Durmishi, Agan Asllani, Fisnik Ademi, Fatmir Haliti e Mirsad Ferati.

“Besëpremja” ka të bëjë me disa aspekte shumë të rëndësishme kulturore e historike për popullin shqiptar ndër vite, dekada e shekuj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme