Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit M.M (serb), i cili u arrestua më 19 tetor, nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale Vrasje e Rëndë.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit M.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, thuhet në njoftimin për media.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M po të gjendet në liri mund të arratiset dhe t’i shmanget organeve ndjekëse.
Lënia në liri e të pandehurit sipas Gjykatës paraqet rrezik real se i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati, po ashtu po të gjinden i pandehuri në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojnë zhvillimin e suksesshëm te hetimeve, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarë, prandaj për zhvillimin e pa penguar te hetimeve është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...