Sekuestrohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit

16:56 | 21 Tetor 2022
E.H

Policia e Durrësit në Shqipëri ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sekuestrimin e një sasie prej rreth 500 mijë eurosh, në portin e qytetit bregdetar.

Paratë ishin fshehur në pjesën e sipërme të një autobusi në 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako.

Kontrolli i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës, u krye si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet këtij porti, shkruan euronews.al.

Targa e autobusit ku është identifikuar sasia e eurove është, AB633FZ.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme