Google ADS

Kurti priti në takim gratë nga Krusha e Vogël, u theksua përkushtimi i institucioneve për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

16:51 | 21 Tetor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël.

Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.

Në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme