Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi. Tutje kreu i AAK-së tha se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale duke shtuar se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së, shkruan arbresh.info
“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”.
Tutje, Haradinaj bëri me dije se kanë folur për të gjitha nenet e marrëveshjes, dhe tha se partia të cilën ai drejton ka provuar të japë kontributin e vet në mënyrë që Kosova të arrijë sukses në këtë proces.
“Besoj që duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tanë, me amerikanët dhe aleatët evropianë, ajo që unë besoj që është e rëndësishme për Kosovë në këtë proces, është që ky proces duhet ta ketë vulën e Amerikës, për të qenë ky proces me garanca të plota, duhet të nënshkruhet edhe nga niveli i njëjtë amerikan. S’mundet me u konsideruar i sigurt e as i garantuar pa nënshkrimin apo vulën e Amerikës. Mendoj që duhet të ndodhë në Uashington”.
“Me rëndësi është si Kosovë në këtë proces që është shumë i gjatë, proces për të cilin dikur kemi vdekur, kemi flijuar, ta marrim sa më shumë seriozisht. Vendimet e dialogut nuk janë vendime që duhet t’i ndryshojë dikush pastaj. Ju siguroj që duhet të jemi sa më serioz në këtë proces. Duke pasur parasysh sa serioz është Uashington, Berlini, Londra, Parisi, duhet ta marrim shumë serioz këtë proces. Do të punojmë që Kosova të jetë e suksesshme, s’bëhet fjalë për agjenda tjera zgjedhore, as qeverisëse. Bëhet fjalë për fatin tonë, të brezave tonë. AAK s’do të kursejë asgjë, atë që dimë, atë që mundemi do të jemi çdo herë ta ndihmojmë Kosovë, jo Albin Kurtin, por Kosovën”, tha tutje Haradinaj.
Kujtojmë se, ftesës së Kurtit nuk i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kërkesa e Kurtit për takim me partitë opozitare erdhi pas intensifikimit të takimeve me ndërkombëtarët lidhur me procesin e dialogut. /arbresh.info/
lexo edhe:
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?