Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar , sot në orën 09:50 në fshatin Varosh të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet S.H (M/K) i moshës 55 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej 90 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...