Google ADS

Shpeshtimi i vizitave të diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, analistët tregojnë arsyet

08:54 | 21 Tetor 2022
L G

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Esboar, ka vizituar Kosovën vetëm pak ditë pas vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Vizitat e tij në Prishtinë e takimi më krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare në vend nuk janë të rralla.

Të shpeshta vizitat e të dërguarve të shteteve të tjera në Kosovë, po i sheh njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu.

Gjithë kjo, sipas tij, vjen si pasoj e vetëdijesimit të Evropës për rreziqet e mundshme.

Baraliu për arbresh.info pohon se vizita e Escobarit vjen për ta përshpejtuar dialogun me Serbinë.

“Jo vetëm të Escobarit, por të shpeshta janë bërë edhe janë shpeshtuar gjithnjë e më tepër këto kohët e fundit edhe të diplomatëve të tjerë dhe të dërguarve të tjerë të shumë shteteve tanimë. Paramendo, Norvegjia ka caktuar të dërguar special për Kosovë. Pra është një klimë mbase vetëdijesuese më në fund e Evropës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, për rolin negativ dhe influencën negative që ka bërë dhe rreziqet gjithsesi, konflikti rus dhe ukrainas. Tani si duket më në mënyrë intensive duan t’i zgjidhin disa probleme në këtë rast. Mendoj që Escobari vjen për të përforcuar dhe për të përshpejtuar trendët e dialogut se për një marrëveshje normalizimi, jo përfundimtare, jo njohëse, jo reciproke, nuk ma merr menja, por besoj normalizimi me Serbinë”, shprehet Baraliu.

Ai i sheh si efektive këto vizita në një shtet të ri e të ndryshuar siç është Kosova.

“Pra, kanë efekte dhe rezultate këto vizita, mendoj unë të një gjendje gjeopolitike të rënduar, të ndryshuar, të një vendit të ri, i cili thjesht tashmë është ndryshuar. Nuk ka një stabilitet, një orientim për një rend ndërkombëtar, demokratik dhe neoliberal, por thjesht dikush dëshiron diçka tjetër në këtë rast”, potencoi ai.

Por, sipas tij, ajo që bie më shumë në sy janë fjalët e pakta të Escobarit në të gjitha vizitat e tij.

“Escobari ka qenë edhe më herët fjalë pak, nuk është çudi. Si duket procesi i dialogut me Serbinë u zhvillua në dy binar, njëra kinse për çështje takime të marrëveshjeve, realizimin e tyre, zbatimi i tyre ose Brukseli. Në anën tjetër është diskutuar si duket që nga fillimi prej kur ka filluar intensifikimi i tyre dhe më herët edhe para krizës në Ukrainë, me ardhjen e administratës Biden mbase edhe të Scholzit në Gjermani, edhe për çështjen e marrëveshjes përfundimtare”, thotë Baraliu.

Ai për arbresh.info kujtoi marrëveshjen “non-paper”, duke shtuar se diçka më shumë po bisedohet prapa perdeve.

“Për marrëveshjen e kam fjalë, për një marrëveshjen ose për një “paper” që po e quajnë ata, “non-paper”, për këtë variacionin e dy Gjermanive etj, si një prej projekteve eventuale për zgjidhje e kështu me radhë, pra ka edhe diçka që po bisedohet mbrapa perdeve dhe nuk po jepet informacioni i duhur dhe transparencë në publik e as këtu në Kosovë”, u shpreh Baraliu.

Sheholli: Kurti nuk nënshkruan asnjë marrëveshje pa njohje reciproke

Analisti tjetër politik, Fatmir Sheholli thotë se me vizitën e Escobarit, SHBA-të i kanë dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së vendit Vjosa Osmani që për arritjen e një marrëveshje final me Serbinë nevojitet konsensus nga Kuvendi i Kosovës.

“Vizita e sotme e Gabriel Eskobar është pararendëse e asaj që do jetë shumë shpejtë e Miroslav Lajçakut. Pra, SHBA-të sot ia kanë bërë të ditur Kurtit dhe Osmanit që nevojitet konsensus i plotë politik i kuvendit të Kosovës për finalen e madhe me Serbinë. Simbolikisht vizita para përmendores se Ibrahim Rugovës sot e Esckobar ka qenë mesazh për unitet”, deklaron Sheholli për arbresh.info.

Sipas tij, arritja e një marrëveshje franko-gjermane është e vështir për faktin se Kurti nuk nënshkruan asnjë marrëveshje pa njohje reciproke.

“Kurti nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që nuk ka në thelb njohjen reciproke. Ky fakt e bënë të vështirë marrëveshjen franko- gjermane të realizueshme. Por, Kurti duhet të jetë i mençur dhe mos të lejoj që Kosova të jetë fajtore”, pohon Sheholli.

Kabashi: Shpeshtimi i vizitave të ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë-Serbi, tregojnë se palëve do t’u kërkohet nënshkrimi i një marrëveshje

Vizitat e shpeshta të ndërmjetësuesve të dialogut sipas analistit politik, Bekim Kabashi, tregojnë se shumë shpejt palëve do tu kërkohet të nënshkruajnë një marrëveshje.

“Shpeshtimi i vizitave të ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë – Serbi, tregon se kemi hyrë në një dinamikë të re, që dëshmon se palëve do t’u kërkohet shumë shpejtë që të jenë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje. Këtë më së miri e tregojnë edhe takimet që po zhvillohen me partitë opozitare, pasi marrëveshjet e tilla kërkojnë konsensus më të gjerë politik e shoqëror”, vlerëson Kabashi.

Sipas tij, arritja e një marrëveshje nuk lidhet vetëm me interesin e dy vendeve, por edhe me stabilitetin në Evropë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes të dërguarve të tyre, tashmë e kanë bërë të qartë se cilat janë kërkesat e tyre. Kërkesa kryesore është për një nevojë urgjente të gjetjes së një marrëveshje, pasi kjo nuk lidhet më vetëm me interesin e dy vendeve, por ka impakt edhe në stabilitetin e Evropës dhe në interesat gjeopolitike të të gjithë Perëndimit”, shtoi në fund Kabashi.

Ndryshe, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar ka qëndruar në Kosovë ku është takuar fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani duke e vazhduar pastaj takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

Vizitën Escobar e ka përmbyllur me takimin me liderët e partive opozitare.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar . Jam shumë krenarë që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e kësaj jave janë indikator se Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e demokracisë”, ka deklaruar Escobar para mediave./arbresh.info/Ejona Hyseni/

 

Të ngjashme