Musliu: Ushtarët e FSK-së vullnetarisht po demilitarizohen

08:39 | 21 Tetor 2022
A. B.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se për 10 muaj 70 ushtarë të FSK-së vullnetarisht u larguan nga ky institucion.

Ajo ka thënë se ministri Mehaj duhet t’i propozojë Kuvendit rritjen e pagave të ushtarëve dhe jo të bëjë ekskursione në Kosovë.

“Alarm! Për 10-të muaj 70 ushtarë të Kosovës u demilitarizuan, pra vullnetarisht u larguan nga FSK-ja. Pse ka rënë kaq shumë morali i ushtarit??? Ministri i Kosovës në vend qe ti propozojë Kuvendit ngritjen e pagave të ushtarëve, të propozojë pagesën e rrezikshmërisë në shërbim dhe operacione, të propozojë të bëhet pagesa e kujdestarisë , që ta ngris moralin e ushtarëve, ai bënë ekskursione nëpër Kosovë dhe ndanë çmime për letërsi”, shkruan ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme