Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se sot do të jetë preludi i një sërë konferencash të nivelit të lartë të organizuara nga Gjermania për t’i dhënë një vrull të ri Procesit të Berlinit.
Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Ai shërben si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të lartë zyrtarë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.
Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, rininë dhe bizneset e rajonit.
Qëllimi i Procesit të Berlinit, siç shkruan Ambasada, është të intensifikojë bashkëpunimin rajonal, të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme dhe të nxisë pajtimin brenda dhe ndërmjet shoqërive në Ballkanin Perëndimor.
“Gjermania do të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor, i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Kosovë.
Për t’i paraprirë këtij takimi, disa takime ministrore do të mbahen në Berlin:
Më 20 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Punëve të Brendshme
Më 21 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Jashtëm
Më 24 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Energjisë
“Në agjendën e këtyre takimeve ka tema si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, klima dhe agjenda e gjelbër, Tregu i përbashkët rajonal, siguria kibernetike, tranzicioni i energjisë dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Gjermania është i gatshëm të marrë drejtimin dhe është e vendosur fort për ta bërë samitin një sukses”, ka theksuar Ambasada gjermane në Kosovë.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...