Unioni Evropian i Transmetuesve, EBU, sapo ka shpallur 37 vendet që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest 2023.
Transmetuesit Anëtarë të EBU, në emër të vendeve të tyre, kishin afat deri në mes të tetorit 2022 për të dorëzuar zyrtarisht aplikimet e tyre për të marrë pjesë në Eurovision 2023.
Ukraina dhe pesë vendet e mëdha (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë para-kualifikuar për finalen e madhe më 13 maj 2023.
31 vendet e tjera do të ndahen në një nga dy gjysmëfinalet. Shorti i ndarjes do të bëhet në janar 2023.
10 shtete nga secila prej dy gjysmëfinaleve do të kalojnë në finalen e madhe, e cila do të përfshijë gjithsej 26 vende: 10 nga gjysmëfinalja e parë, 10 nga gjysmëfinalja e dytë, Ukraina dhe pesëshja e madhe.
Konkursi i 67-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës, do të mbahet në Liverpool Arena më 9, 11 dhe 13 maj 2023.
Vendet e mëposhtme do të marrin pjesë në Eurovision 2023:
Shqipëri
Armeni
Australi
Austri
Azerbajxhan
Belgjikë
Kroaci
Qipro
Republika Çeke
Danimarkë
Estoni
Finlandë
Francë
Ukrainë
Mbretëria e Bashkuar
Gjermani
Gjeorgji
Greqi
Islandë
Irlandë
Izrael
Itali
Letoni
Lituani
Maltë
Moldavi
Holandë
Norvegji
Poloni
Portugali
Rumani
San Marino
Serbia
Sllovenia
Spanja
Suedia
Zvicra. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...