Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
I riu dyshohet se ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.
Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar në polici të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast./tvklan.al/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...