Escobar dhe Vuçiq diskutojnë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

11:37 | 20 Tetor 2022
E.H

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur sot në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Temë e takimit mes  Escobarit dhe Vuçiçit, ishin zhvillmet aktuale në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve dhe mundësitë për vazhdimin e dialogut në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, shkruan gazeta serbe RTS, transmeton arbresh.info.

Tutje Vuçiç i ka thënë Escobarit se Serbia vazhdon të jetë plotësisht e përkushtuar në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, me theks në implementimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara gjer më tani në Bruksel dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

“Escobar shprehu pritshmërinë e tij që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi të gjitha çështjet e hapura dhe për normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve do të vazhdojë dinamikisht dhe konstruktivisht, që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët paqen e përgjithshme, stabilitetin dhe progresin e rajonit, me një përfundim të shpejt të negociatave”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme