Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj foli dhe për problematikat e evidentuara nga progres-raporti i fundit i Komisionit Europian në lidhje me sistemin e drejtësisë.
Kreu i shtetit nënvizoi disa prej tyre duke shtuar se procesi i vetingut duhet të ecë me ritme më të shpejta, por pa dëmtuar cilësinë e procesit dhe transparencën.
“Që nga viti 1992, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çështje të natyrave të ndryshme dhe është konfirmuar si një institucion i balancuar. Emra të shquar të jurisprudencës shqiptare kanë qenë pjesë e saj dhe kanë hedhur themelet. Vlerësime për anëtarët e kësaj gjykate që kanë punuar me përkushtim. Dita e duhur për të mbështetur trupën e gjykatës në punën e tyre për të garantuar që pushteti ushtrohet brenda legjitimitetit dhe që interesi publik është i mbrojtur në çdo rast. Ndryshimet ligjore e kanë vënë Kushtetuesen para sfidave. Reforma në drejtësi e mbështetur nga partnerët ka sjellë zhvillime pozitive për gjykatën dhe aksesin në drejtësinë kushtetuese. Është mundësuar një përzgjedhje më e mirë e anëtarëve bazuar në profesionalizëm. Transparenca mbetet prioritet. Funksionimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës është një kusht i panegociueshëm. Raporti i progresit ka vënë në dukje dhe problematikat që kanë cenuar eficencën e gjyqësorit. Raporti bën thirrje për përmirësim të ritmit të vetingut pa dëmtuar cilësinë e procesit, si dhe rritjen e transparencës”, tha Begaj./A2CNN/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët