Google ADS

Konjufca paralajmëron deputetët për cigare: Ua thërras Inspektoratin e Shtetit

10:42 | 20 Tetor 2022
E.H

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është ankuar në Kuvend ndaj deputetëve për pirje të duhanit në bufe.

Ai u tha atyre se do t’ua thërras inspekcionin nëse edhe një herë merr informatë se ata kanë pirë duhan.

Konjufca e përsëriti se në Kuvend ndalohet pirja e duhanit.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme