Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë veting për pedagogët.
“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria”, ka shkruar ai në Twitter.
Dje nga Gjirokastra, ku po vijon takimet që ngjajnë fort me një fushatë elektorale, Rama deklaroi se nuk do të ketë rritje pagash për pedagogët.
Derisa përballë përshkallëzimit të protestës, gjuha e kreut të qeverisë shqiptare u kthye sulmuese.
“Një figurë e thjeshtë e SHIK-ut, e atij SHIK-ut famëkeq, nuk mund të japi orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet, me foltoren për turpin e tyre bëjnë protesta për të çuar ujin në mullirin e rublave, e çorbës së rublave e të non-gratave dhe të spiunëve të fshehur 30 vjet. Ta harrojnë se do kenë një rritje tjetër”, ka thënë Rama./A2CNN/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...