Google ADS

Ndërron jetë 32-vjeçari pas shoqërimit në komisariatin e Tiranës

08:02 | 20 Tetor 2022
E.H

Policia e Tiranës në Shqipëri lajmëroi se një person i shoqëruar të mërkurën ka ndërruar jetë në spital pasi është ndjerë keq në ambientet e komisariatit.

Ngjarja nisi rreth orës 23:07 gjatë kontrollit të territorit kur policët e komisariatit 3 i kanë bërë thirrjë për të ndaluar 32-vjeçarit Laer Kurti i cili iku me vrap.

Policia e ka ndjekur më pas për ta ndaluar në rrugën “Don Bosko” e për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë, thuhet në njoftimin e policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme