14 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:26 | 20 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në vendin tonë janë 14 raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe tetë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 906. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme