Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.
Përmes një komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në takim u bisedua mbi agjendën evropiane të Republikës së Kosovës për këtë vit.
U përmend aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të cilin u riafirmua mbështetja e Belgjikës.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Bislimi e informoi Sassel për objektivin e Kosovës për të aplikuar deri në fund të këtij viti për anëtarësim në BE, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat.
U diskutua dhe mbi raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian, ku u vlerësua progresi i bërë dhe u cilësua si ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët për këtë vit në rajonin e Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I