Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë i përbërë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Denion Meidani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, Drejtorin e Përgjithshëm e Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha dhe zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Ermal Jauri.
Ministri Sveçla njoftoi zëvendësministren Kuko për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet që kemi për të ardhmen si dhe shprehu gatishmërinë për koordinimin e projekteve për të ardhmen, dhe kjo gatishmëri është konfirmuar po ashtu edhe nga delegacioni shqiptar.
Me theks të veçantë të dyja palët diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve vartëse me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave më të mira në mënyrë që institucionet tona të jenë sa më të ngritura profesionalisht dhe në shërbim të qytetarëve, thuhet në komunikatën për media.
Në fund të takimit që të dyja palët u dakorduan se do të vazhdojnë edhe më tutje thellimin e bashkëpunimit të ngushtë si deri më tani, në mënyrë që të avancohen politikat tona të sigurisë dhe të jemi sa më të efektshëm për qytetarët e të dyja shteteve./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...