Pronarët kinezë, Suning Group thuhet se janë gati të shesin Interin për 1.2 miliardë euro, aq sa pagoi RedBird Capital Partners për të blerë Milanin në muajin gusht.
Raportet në rritje të mediave në Itali dhe Angli pretendojnë se familja Zhang është e gatshme të dëgjojë ofertat për klubin. Megjithatë, burime pranë klubit këmbëngulin se sipërmarrësit kinezë po kërkojnë vetëm një aksioner minoritar.
Fondet nga SHBA dhe Arabia Saudite thuhet se kanë shprehur tashmë interes, por gjërat ende po ecin ngadalë në këtë fazë.
Mediumi La Gazzetta Dello Sport këmbëngul se Suning është i hapur për të dyja zgjidhjet dhe do të ishte i hapur për të shitur shumicën e aksioneve në klub nëse arrin një ofertë e përshtatshme.
Sipas raportit, familja Zhang vlerëson Interin me 1.2 miliardë euro, të njëjtën tarifë të paguar nga RedBird në gusht për të blerë rivalët e tyre të qytetit, Milanin.
Andrea Sartori, themeluesi dhe drejtor i Football Benchmark, beson se vlerësimi është ‘real’ duke marrë parasysh vlerën e lojtarëve, rreth 600 milionë euro dhe vlerën e markës, rreth 400-500 milionë euro.
“Ka edhe dy aspekte të tjera për t’u marrë parasysh. Stadiumi, por edhe Superliga”, ka thënë fillimisht themeluesi i Football Benchmark.
“Askush nuk flet për këtë, por gjatë muajve të ardhshëm, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të nxjerrë vendimin e saj dhe nëse do të ishte në favor të Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit, klubet evropiane do të fitonin më shumë fuqi për të krijuar një sistem të ri garash, duke parë vlerat e tyre të ngrihet”, përfundoi Sartori.
Inter, Zhang chiede 1,2 miliardi: è il prezzo giusto? – La rubrica Sport&Business di @marcoiaria1 https://t.co/VHFcApr9Wh
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) October 18, 2022
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...