Kriza globale në furnizimin me energji elektrike ka bërë që qeveria e Shqipërisë të ndërmarrë hapa konkrete për lehtësimin e barrës tek qytetarët.
Në Paketën Fiskale për vitin 2023, të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozohet përjashtimi nga Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import dhe në furnizimin brenda vendit i druve të zjarrit për ngrohje, për vitin 2023.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se qëllimi i këtij propozimi është mbrojtja dhe mbështetja e individëve në kushtet e krizës energjetike.
Aktualisht eksporti i këtij grupmallrash trajtohet me TVSH-në zero, ndërkohë që shitja brenda vendit apo importi trajtohet me shkallë normale të TVSH-së prej 20%.
Gjatë një viti me dimër të fortë konsumi kombëtar vjetor i lëndëve drusore për ngrohje, mund te arrije deri në 2 milionë në vit.
Qarku me konsumin më të madh, përllogaritet të jetë Korça, e cila është përgjegjëse për konsumin e afërsisht 1/4 të kësaj sasie.
Në vendin tonë një metër kub dru zjarri kushton deri në 7500 lekë./atsh/
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...