Moti sot në Shqipëri i kthjellët dhe me diell të ngrohtë

08:18 | 19 Tetor 2022
A. B.

Moti këtë të mërkurë parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek.

Në bregdet era me shpejtësi deri në 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 23°C, në zona e ulëta 5 deri 26°C dhe në zona bregdetare 11 deri 25°C.

Rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë rajonin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore të tij në orët e mesditës. Temperaturt e mesditës do të vijnë në rritje kryesisht në përëndim e jugperëndim të tij.

Sa i përket Europës një sistem frontal do të bëjë që pjesa veriore dhe brigjet e Atlantikut të kenë mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë e fortë në formën e stuhive të erës. Mot të paqendrueshëm do të ketë edhe Europa verilindore, ndërsa ajo qendrore dhe Mesdheu do të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme si dhe temperaturat në mesditë me rritje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme