Google ADS

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Kim takohet me Peleshin

16:30 | 18 Tetor 2022
KRG

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur se është takuar këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ambasada thekson se në takim është diskutuar bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, veçanërisht rritja e mbrojtjes kibernetike.

Yuri Kim ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër se ShBA-ja dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

“Do të mbështesim fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës./A2 CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme