Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) konsideron se dialogu me Serbinë ndodhet në terr të plotë informativ, pasi kohëve të fundit në opinion po qarkullojnë modele për arritjen e një marrëveshjeje finale për normalizim të marrëdhënieve, ku mbizotërues është propozimi francezo-gjerman që preferon modelin e dy Gjermanive.
KMDLNJ thotë se modeli i dy Gjermanive nuk e zgjidh problemin ndërmjet Kosovës e Serbisë, por e bën më të ngatërruar duke e prolonguar për një afat dhjetëvjeçar.
Sipas KMDLNJ-së, presionet ndaj pozitës dhe opozitës do të shtohen ditëve në vijim, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje shkel dhe shko e që nuk është kurrfarë zgjidhje që siguron qëndrueshmëri.
“Qytetarët nuk mund të vendosen para aktit të kryer dhe të informohen pasi të jetë arritur marrëveshja. Përgjegjësinë për këtë do ta ketë pozita, e pakundërshtuar nga opozita. Askush në këtë situatë nuk duhet ta ketë synim rrëzimin e Qeverisë Kurti 2, por duhet të ketë synim sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies”, thotë KMDLNJ.
Sipas KMDLNJ-së, kishte vizita të shpeshtuara të emisarëve të shteteve të Francës e Gjermanisë që ua kanë dorëzuar draft-propozimin kryeministrit Kurti në Prishtinë dhe presidentit serb, Vuçiq, në Beograd.
Në kohën kur Vuçiq e pranoi se është një kornizë e re për bisedime, kryeministri Kurti është deklaruar se nuk ka një të tillë për ta pranuar më në fund se megjithatë është një propozim i palëndëzuar. Ka filluar presioni i ndërkombëtareve që të pranohet ky propozim sepse ai i radhës mund të jetë më i keq, thekson KMDLNJ, duke shtuar se shantazh dhe presion klasik dhe, në këtë luftë të pandershme po shquhet eurodeputetja Viola von Cramon dhe disa të tjerë.
Për më tepër, KMDLNJ thotë se edhe shoqëria civile është krejtësisht pasive për dallim që më herët, gjatë legjislaturave të kaluara ishte, me të drejtë, e zhurmshme për sigurimin e transparences.
“Mos të flasim se si sillej pozita aktuale që përdori të gjitha mjetet e padhunshme dhe të dhunshme, në emër të sigurimit të transparencës për bisedime. Nuk ka asnjë kuptim pohimi i opozitës se nuk e pengojnë procesin e bisedimeve dhe do ta votojnë çdo marrëveshje që sillet në Kuvend pa pasur asnjë informatëmbi ecurinë e këtyre bisedimeve. Opozita duhet të jetë bashkëpunuese, por duhet të insistojë në sigurimin e transparencës, sepse ia kanë premtuar qytetarëve, në këmbim të votës”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...