Google ADS

Jota do të mungojë në Kupën e Botës

15:15 | 18 Tetor 2022
K.B

Jurgen Klopp ka dhënë një lajm të hidhur lidhur me Diogo Jota.

Ylli portugez i Liverpool, Diogo Jota ka pësuar një lëndim nga i cili s’do të mund të kthehet në kohë për Kupën e Botës.

Jota ka një lëndim serioz dhe çon një lajm të mërzitshëm për kombëtaren e Portugalisë.

“Vërtetë është një lajm jo i mirë për Diogo. Ai do të mungojë në Kupën e Botës”, ka thënë Klopp.

“Është lëndim serioz. Është lajm i keq për ne dhe për Portugalinë”, shtoi tutje gjermani.

Diogo Jota pritej të ishte pjesë kyçe e Portugalisë në Kupën e Botës, por selektori i Portugalisë tani duhet të bëjë kalkulimet pa yllin e Liverpool.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme