Prokuroria Themelore e Gjakovës në konferencën e sotme për media, ka dhënë detaje lidhur me aksionin policor të zhvilluar kundër fajdeve në këtë komunë.
Në një fjalë rasti, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Gjakovë, Enis Gashi, ka thënë se ky aksion ka rezultuar me arrestimin e pesë personave, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati.
“Pas sigurimit të provave të nevojshme dhe pas një hartimi të një plani operativ, sot në ora 6:00 të mëngjesit është realizuar bastisja në disa shtëpi dhe lokacione të ndryshme. Kjo bastisje është zhvilluar ndaj shtatë të pandehurve në 10 lokacione. Pesë të pandehur janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë na arrati”, ka deklaruar Gashi.
Ndërsa hetuesi rajonal i Policisë, Bekim Avdijaj, ka treguar se gjatë bastisjeve janë siguruar edhe prova materiale.
“Pas pranimit të informatës, sektori rajonal i hetimeve ka zhvilluar hetimet. Sot me datë 18 është zbatuar urdhri i lëshuar nga prokuroria në 10 lokacione. Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”, potencoi Avdijaj.
Në këtë konferencë është theksuar se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?