Arta Nitaj, u bë e njohur për publikun nga roli i saj në serialin “O sa mirë”.
Së fundi, modelja ishte pjesë e spektaklit të “Dance With Me Albania”.
Javën e kaluar ajo po festonte ditëlindjen pikërisht në natën e spektaklit.
Ajo ishte përballë Meridianit, teksa kupën e javës kaluar e fitoi ky i fundit.
Duket se nga kjo, Arta është zhgënjyer që nuk ka mundur ta fitojë kupën, duke thënë se ishte ajo dhe partneri i saj në kërcim ata që e meritonin.
“Mendoj se ne e merituam kupën, jo që kisha ditëlindjen, por po lemë shpirtin në prova, që nuk festova as ditëlindje, që nuk dola as për një gotë në 4 javë, që vijmë çdo herë në prova, që nuk vonohemi kurrë, që punojmë shumë, që e bëjmë me motiv, unë mendoj që definitivisht ne ishim çifti që merituam kupën U mërzita.”, ka thënë ajo.
E këtë javë, Arta u diskualifikua nga gara pasi mori më pak vota.
Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në këtë spektakël, përmes një storje në ‘Instagram’, ajo ka falenderuar të gjithë mbështetësit, teksa ka theksuar se ishte vetvetja dhe nuk ndryshon. /arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...