Anëtarët e shumë grupeve profesionale në të gjithë Francën kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritjen e pagës.
Me thirrjen e sindikatave të ndryshme, shumë grupe profesionale përfshirë transportin publik, arsimin dhe shëndetësinë shpallën grevë dhe kërkuan rritje të pagës në përputhje me normën e inflacionit.
Me pjesëmarrjen e punonjësve të menaxhimit hekurudhor SNCF të Francës në grevë, në shumë sektorë si transport, arsim, shëndetësi parashikohen ndërprerje serioze për shkak të ndërprerjeve në udhëtimet e trenave.
Teksa punonjësit e SNCF-së kërkojnë punësimin e personelit të ri, punëtorët në sektorin e karburanteve që janë në grevë që nga fundi i shtatorit kërkojnë “pagesë ekuivalente” për të ardhurat e tyre.
Më 16 tetor në kryeqytetin e Francës, Paris u mbajt një protestë kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës. Sipas organizatorëve në protestë marshuan 140 mijë njerëz.
Tërhoqi vëmendjen se disa nga protestuesit thyen xhamat e një banke dhe ATM-së pranë tyre./AA/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...