Shërbimet Sekrete të Gjermanisë lëshojnë alarmin për rrezikun e “atentateve politike” në vend, të cilat mund të urdhërohen nga Moska.
“Spiunët rusë të pranishëm në Gjermani mund të aktivizohen dhe të bëhen të rrezikshëm për disidentët dhe politikanët”, tha Thomas Haldenwang, kryetar i inteligjencës së brendshme.
Ai shtoi se nga rivaliteti sistematik është kaluar në një konflikt të hapur.
Gjatë dëgjesës vjetore në Bundestag, Haldenwang nënvizoi dhe rolin kyç të fushatave të dezinformimit dhe propagandës: “Rusia nuk kursen asnjë mjet për këtë”, konfirmoi kreu i inteligjencës së brendshme gjermane.
Madje citoi media publike të Rusisë, duke i konsideruar fabrika të prodhimit të lajmeve të rreme.
Gjithashtu, dha një detaj jo pak shqetësues.
Politikanë gjermanë të partive të ndryshme që kanë shkuar në Moskë në të kaluarën, nuk janë kthyer duarbosh, konfirmoi numri një i inteligjencës së brendshme.
Ndërsa kryetarja e shërbimeve sekrete të ushtrisë, Martina Rosenberg, tha se rivalët e saj rusë janë tepër të interesuar për punët e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, më konkretisht për urdhrat që jepen, studimet ushtarake dhe të ardhmen e forcave të armatosura.
Kolegu i saj nga shërbimet sekrete të jashtme, Bruno Kahl, parashikoi një luftë të gjatë në Ukrainë dhe nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga ana e Putinit.
Por shtoi se për momentin nuk ka informacione konkrete për të konfirmuar këtë.
“Vladimir Putin i ka shpallur luftë të gjithë botës liberale dhe demokratike”, përfundon ai.
Ndërkohë, përgjatë viteve të fundit, Gjermania ka qenë vazhdimisht teatër i sulmeve nga Rusia, duke nisur me hakerimin e sistemit të brendshëm të parlamentit, vrasjen e një disidenti çeçen në Berlin nga një agjent i inteligjencës ushtarake ruse, e deri te sulmet e fundit ndaj gazsjellësve “Nord Stream” që mund të mbajnë vulën e Moskës, edhe pse hetimet janë ende në zhvillim e sipër./a2cnn/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...