Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim në shit-blerje të një veture

13:43 | 18 Tetor 2022
E.H

Tre persona janë arrestuar në Lipjan, të cilët dyshohen për mashtrim.

Kështu ka bërë të ditur Policia së Kosovës përmes një njoftimi duke shtuar se rasti për mashtrim është raportuar me 17.10.2022, transmeton arbresh.info.

Ankuesi kishte bërë një marrëveshje verbale me njërin të dyshuar për shit-blerjen e një automjeti të tipit Audi, i njejti i ka shitur te një pal tjetër.

Ndërsa automjeti i njejtë më pas i është shitur personit të tretë.

Ndër tjerash, PK-ja ka njoftuar se personat e dyshuar janë F.K mashkull 58 vjeç, Sh.H, mashkull 37 vjeç dhe M. A, mashkull 31 vjeç, që të tre shetatas të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim

Hetuesit e stacionit policor të Lipjanit mbrëmë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin mashtrim i cili është raportuar me 17.10.2022.

Menjëherë pas raportimit nga hetuesit është bërë identifikimi dhe arrestimi i tre personave të dyshuar.

Personat e dyshuar:

F.K mashkull 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Sh.H, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

M. A, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

të cilët me vendim të prokurorit , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi fillimisht është kryer nga i dyshuari, F.K, me të cilin ankuesi kishte bërë një marrëveshje verbale për shit-blerjen e një automjeti të tipit Audi, për të cilin i dyshuari nuk ka paguar dhe të njëjtin e ka shitur te një palë tjetër (te i dyshuari Sh.H). Automjeti i njëjtë, më pas i është shitur të dyshuarit të tretë ( M.A).

Përderisa hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprat, Mashtrim dhe Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme