Google ADS

BE dërgon dy miliardë euro në Ukrainë

13:38 | 18 Tetor 2022
A. B.

Ukraina mori sot dy miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Evropian, kësti i parë i një pakete prej pesë miliardë eurosh.

Dhurimi u bë në vazhdën e luftës me Rusinë, e cila shpërtheu në shkurt dhe nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit, raporton “Reuters”

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e përshëndeti mbështetjen e dorëzuar ga Bashkimi Evropian.

“Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, ka thënë Shmyhal.

Granatimet goditën përsëri Kievin të hënën, me sulme të raportuara gjithashtu në Kharkiv, Dnipro, Mykolaiv dhe Zhytomyr. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme