Barcelona e sheh trajnerin argjentinas, Marcelo Gallardo si zëvendësim ideal të Xavi Hernandez.
Sipas një raportimi nga “Todo Fichajes”, Xavi Hernandez është nën presion pas rezultateve të fundit negative të Barcelonës, dhe tani Barcelona po e konsideron 46 vjeçarin argjentinas, Marcelo Gallardo si zëvendësimin ideal të trajnerit aktual.
Marcelo Gallardo është një ish-mesfushor ofansiv i cili u paraqit për Argjentinën në nivel kombëtaresh, e po ashtu ishte pjesë e disa klubeve të njohura, përfshirë këtu River Plate dhe Paris Saint-Germain.
Barcelona nuk është duke kaluar çaste të mira, humbi të dielën e kaluar ndeshjen kundër Real Madridit, ndërsa në Champions League nuk ka arritur të fitojë ndaj Interit.
Madje në UCL, rrezikon që mos ta kalojë grupin.
Kjo ndoshta është edhe arsyeja që Barcelona është duke kërkuar një trajner të ri, dhe mbase është gjetur edhe zëvendësimi. /arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...