Vritet në Londër 27-vjeçari shqiptar

09:23 | 18 Tetor 2022
E.H

Një shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe.

Mësohet se viktima quhet Lumturi Zeqja, 27 vjeç.

Ngjarja ndodhi jashtë një stacioni metroje në Londrën lindore të dielën në darkë me 16 Tetor.

Sipas raportimeve gjithçka ka ndodhur pas një sherri.

Policia mori një njoftim dhe kur shkoi në vendin e ngjarjes gjeti dy persona të dëmtuar.

Mes tyre edhe 27-vjeçari Zeqja i cili u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

I plagosuri tjetër është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi i përgjegjshëm për sulmin është ende në arrati. Policia ka thënë se ka disa pista të ndryshme hetimi.

“Hetimi është në vijim dhe po ndjekim disa pista. Përparësia jonë është që të gjejmë personin përgjegjës dhe të sjellim drejtësi për viktimën dhe familjen e tij”, tha detektivi Adam Callaghan.

Familjarët e Zeqjes janë informuar për këtë tragjedi dhe trupit të të ndjerit pritet që t’i bëhet një autopsi.

Ndërsa agjentët e tjerë mëngjesin e së hënës shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova.

Detektivi Callaghan u ka bërë thirrje personave që kanë informacion për ngjarjen që t’ua tregojnë policisë.

Ndërsa sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme