Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar letrën që ua ka dorëzuar anëtarëve të Këshillit të Europës dje mbi rezolutën për raportin e Dick Martyt për pretendimet për trafikim organesh nga anëtarë të UÇK-së.
Rama, në letrën e publikuar në ‘Facebook’, deklaron se me këtë akuzë nuk mund të ngarkohet qoftë edhe një ushtar i vetëm i UÇK-së. Gjithashtu, ai ka përkujtuar se në aktakuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, kurrkund nuk përmendet trafikimi i organeve.
“…nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Ramës.
Siç përvijon në letrën e kryeministrit shqiptar dërguar vendeve anëtare të KE-së e quan “trillim jo-letrar” raportin e ish-kryepokurores europiane, Carla Del Ponte, të cilën thotë se bazën e ka mbi një raport të partisë së presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai ka thënë se pret nga ato vende në “korrigjimin e ndershëm dhe të domosdoshëm i një gabimi tragjik”, duke konsistuar në rishikimin e punës së Speciales. /arbresh.info/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...