Këngëtari Harry Styles ishte edhe një herë viktimë e një publiku të zhurmshëm. Në gusht të këtij viti, gjërat u çrregulluan në koncertin e këngëtarit britanik në Nju-Jork, pasi fansat filluan t’i hidhnin ushqim në skenë.
Këtë herë, në Çikago, ai u vu në shënjestër të një shisheje. Në incidentin e dytë të fansave të karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme, njëri nga ta hodhi një shishe në skenë dhe rezultoi që ta godiste pikërisht tek zona intime, saktësisht në pjesën e ijeve.
Harry u përkul dhe i kapi pjesët intime nga dhimbja. Por, për fat të mirë, ai nuk po performonte një këngë në atë moment, teksa përfundoi duke thënë se – “Tani kjo është për të ardhur keq”, shkruan Page Six.
Por humori që e karakterizon artistin, nuk mungoi as pas incidentit. Ai vazhdoi të këndonte si të mos kishte ndodhur gjë duke e argëtuar audiencën e gjerë me këngët e repertuarit të tij.
Artisti tani do të bëjë një pushim të shkurtër, përpara se të vazhdojë turneun e tij nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...