Rasti i rrëmbimit të biznesmenit Bedri Rexhepi, prokuroria mban konferencë për media

08:32 | 18 Tetor 2022
K.B

Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të Bedri Rexhepit.

Në këtë konferencë do të prezantojë prokurori i rastit.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të B.R., të njohur në opinionin publik.

Në këtë konferencë do të prezantojë prokurori i rastit.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.

Ndryshe, Biznesmeni kosovar është zhdukur që nga data 8 prill 2021 në Novobërdë. Ky ishte edhe informacioni i fundit që ishte dhënë nga familjarët.

Ditë më parë nga Prokuroria është thënë se janë gjetur disa mbetje mortore në një zonë kodrinoro-malore në Novobërdë, e që dyshohet të jenë të trupit të biznesmenit Bedri Rexhepi.

Megjithatë ende nuk është dhënë rezultati i ekzaminimeve në lidhje me identitetin e këtyre mbetjeve mortore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme